Flash

A do tentojë Alibeaj t'i marri Berishës selinë? Zbulohet plani i pakicës

Lapsi.al 6 March 2023
A do tentojë Alibeaj t'i marri Berishës selinë? Zbulohet

Analisti pranë grupit të Alibeajt në PD, Fitim Zekthi zbuloi se si po mendon të veprojë pakica brenda PD-së sa i përket selisë blu ku vazhdon qëndrimin Sali Berisha dhe grupi i tij.

Zekthi zbuloi se sa i përket selisë së PD-së, e cila sipas tij është uzurpuar nga lëvizja e foltores së Sali Berishës, do ketë përpjekje nga ana e Alibeajt që të mos krijohen konflikte dhe të merren ambiente të reja për zhvillimin e aktiviteteve të demokratëve.

"Shqipëria ka përjetuar shumë konflikte të shëmtuara. Selia ku ndodhet Berisha sot i takon PD-së dhe aty do jenë zyrat e drejtuesve. Me sa kam informacion që të mos hyjmë në konflikte nuk do shkojmë atje. Do përpiqen të marrin ambiente të tjera. Zyrat janë tulla e dërrasa e llaç. Nuk kanë rëndësi ato. Zyrat janë kot fare. Nëse do të punosh punon. Duhet që aty të rrijnë zyrtarët, por kjo nuk ndodh sepse është uzurpuar nga lëvizja e foltores deri sa të kuptojnë që ajo që bëjnë është pa kuptim”, u shpreh Zekthi në rubrikën "Opinion" në Neës 24.

Lexo më tej: Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Nga Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI