Flash

Princ Harry: Nuk e shoh veten si viktimë

Lapsi.al 5 March 2023
Princ Harry: Nuk e shoh veten si viktimë

Princ Harry ka folur së fundmi pas publikimit të librit të tij 'Spare'. "Unë sigurisht që nuk e shoh veten si viktimë," tha Duka i Sussex gjatë një bisede në internet me Dr. Gabor Maté.

Harry shtoi në faku, se duke shkruar librin e tij, ai ndjen se po kryen një shërbim publik. “Jam vërtet mirënjohës që jam në gjendje të ndaj historinë time me shpresën se do të ndihmojë, fuqizojë, inkurajojë të tjerët. “E di sa e rëndësishme është të ndajmë këto histori; si mund të shpëtosh një jetë dhe të përmirësosh jetët sepse thuajse po u jep njerëzve leje të flasin për gjërat e tyre dhe të jenë vetvetja,” shtoi ai.

Pavarësisht nga ajo që mund të mendojë "South Park", duka pohoi se ai kurrë nuk ka kërkuar dhembshuri nga të tjerët, duke vënë në dukje: "Unë nuk kam kërkuar dkurrë simpati në këtë".

Princ britanik vuri në dukje gjithashtu se megjithëse mund të ketë "humbur shumë" nga largimi nga mbretëria së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, në vitin 2020, në të njëjtën kohë, ai "ka fituar shumë". “Për të parë fëmijët e mi duke u rritur këtu, ashtu siç janë, nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte e mundur në atë mjedis”, tha Harry./Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus ribashkohet me Disney

Miley Cyrus njoftoi se do të ribashkohet me Disney për një koncert të ri special. Ish-ylli i "Hannah Montana", do të performojë këngën e saj nr. 1 "Flowers" ...

12:07

Meghan Markle, 'xheloze' ndaj Kate Middleton

Meghan Markle nuk i pëlqente rregullat strikte dhe urrente të ishte e dyta pas Kate Middleton, pohon një punonjës i Pallatit Kensington në një libër të ri. N...

15:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI