Flash

PD mbledh Këshillin/ Berisha: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Lapsi.al 5 March 2023
PD mbledh Këshillin/ Berisha: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së. Qëllimi sipas tij është që të vendoset përfundimisht se çfarë hapash do të merren pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën e PD-së. Berisha tha se ai vendim është i pavlerë dhe se shkon në vazhdën e përpjekjeve të Ramës që të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet.

“Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje” – tha Berisha.

“Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër. Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë” – tha Berisha që përsëriti edhe një herë akuzat ndaj Yuri Kim.

“Pas këtij vendimi ka pasur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.

Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi ka nderuar sërish Shqipërinë në sportin e bilardos duke u shpallur për të dytën herë kampion bote në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i...

13:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI