Flash

Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore

Lapsi.al 5 March 2023
Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore

Tom Sizemore ka ndërruar jetë, sipas raporteve të shumta.

Aktori i njohur për interpretimet e tij në filma si;Saving Private Ryan, Heat dhe Black Hawk Down, u nda nga jeta në një spital të Los Anxhelosit. Ai ishte 61 vjeç. Përfaqësuesi i Sizemore, Charles Lago, tha për TMZ; "Me pikëllim  më duhet të njoftoj se aktori Thomas Edward Sizemore ("Tom Sizemore") në moshën 61-vjeçare vdiq i qetë në gjumë sot në Spitalin St Joseph's Burbank. Vëllai i tij Paul dhe djemtë binjakë Jayden dhe Jagger (17) ishin pranë tij."

Vdeekja e aktorit vjen gati dy javë pasi ai u rrëzua në shtëpinë e tij në Los Angeles më 18 shkurt dhe u shtrua në spital me një aneurizëm në tru, e cila ndodhi si pasojë e një goditjeje. Ai mbeti i shtruar në gjendje kome. Menaxheri i Sizemore zbuloi në një deklaratë se mjekët rekomanduan një vendim për fundin e jetës pasi zbuluan se nuk kishte "shpresë të mëtejshme".

“Familja tani është duke vendosur çështjet e fundit të jetës dhe një deklaratë e mëtejshme do të lëshohet të mërkurën”, thuhet në deklaratë. "Ne kërkojmë privatësi për familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ata dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për mbështetjet dhe lutjet që janë marrë. Kjo ka qenë një kohë e vështirë për ta."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Princ Harry: Nuk e shoh veten si viktimë

Princ Harry ka folur së fundmi pas publikimit të librit të tij 'Spare'. "Unë sigurisht që nuk e shoh veten si viktimë," tha Duka i Sussex gjatë një bisede në in...

14:01

Miley Cyrus ribashkohet me Disney

Miley Cyrus njoftoi se do të ribashkohet me Disney për një koncert të ri special. Ish-ylli i "Hannah Montana", do të performojë këngën e saj nr. 1 "Flowers" ...

12:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI