Flash

Motra mbron Dan Hutrën: Ish-gruaja e provokoi, nuk bëri ADN-në e fëmijës

Lapsi.al 5 March 2023
Motra mbron Dan Hutrën: Ish-gruaja e provokoi, nuk bëri ADN-në e

Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave brenda një dite tha në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania se shkak i vrasjeve në shtëpinë e ish-bashkëjetueses është fëmija që ajo lindi pak muaj me parë.

Ajo tha se i vëllai, pasi kishte dalë nga burgu për dhunë në familje i kishte rrëfyer se ish-gruaja nuk e linte rehat me mesazhe dhe telefonata ku i kërkonte të takonte fëmijën, për të cilën ai dyshonte se nuk ishte i tij. Sipas saj duhet të kontrollohen të gjitha komunikimet telefonike mes të vëllait dhe ish-bashkëjetueses së tij për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

“Lajmin e mësova nga vajza. Më mori nga Greqia dhe tha “hap TV se daja ka bërë namin, ka shkrirë një familje”. Vëllai ka pasur dy javë që ka dalë nga burgu. Ka ardhur me ka takuar në Kukës. Nuk dyshonim kurrë se do ta bënte këtë.

Vetëm më ka thënë, “motër nuk po më lë rehat”. Më ka lexuar mesazhet që i ka shkruar ish-gruaja. Nuk po më lë të jetoj jetën. Më thotë “hajde tako fëmijën”. Nuk më lë ta takoj, i kam kërkuar të bëjë test, nuk e bën. 23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë. Ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë.

Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë. Edhe sot e dua ADN për atë fëmijë”, - tha motra e Dan Hutrës.

“Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë. Çfarë nuk i thoshte. Nuk ia ka dhënë atësinë fëmijës. Ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, - tha motra e Hutrës.

Ajo tregoi se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo tha se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.

“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahman Seli është ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës”, - tregoi ajo.

Mesditën e 1 marsit 40-vjeçari Dan Hutra vrau me armë zjarri motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti. Gjithashtu plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, nënën e saj. Në vitin 2007 Dan Hutra vrau ish-gruan e tij të parë, shtetasen Dafina Havalja, krim për të cilin kreu 14 vjet burg.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI