Flash

Motra e Dan Hutrës kërkon mbrojtje nga policia: Frikë nga hakmarrja

Lapsi.al 5 March 2023
Motra e Dan Hutrës kërkon mbrojtje nga policia: Frikë nga

Motra e Dan Hutrës e cila jeton në zonën e Saukut është paraqitur në polici për të kërkuar urdhër mbrojtje.

Ajo shprehet se pas dëshmisë së të vëllait dhe dinamikës së ngjarjes, me 3 viktima e 3 të plagosur me autor të dyshuar vëllain e saj, ndjehet e rrezikuar.

Ajo bashkë me të birin, thonë se lidhja e gjakut mes tyre dhe Hutrës, mund të nxisë familjet e dëmtuara që të kryejnë veprime hakmarrëse.

Ata kanë përmendur para oficerit që i ka pritur se janë nisur për të bërë një kërkesë të tillë, nisur edhe nga fakti i reagimeve të të njohurve apo familjarëve të viktimave, dhe sjellja në vëmendje e zakoneve të zonës për vrasjen e vajzave apo grave.

I prerë dhe gjakftohtë, Dan Hutra ka folur sërish nga gjykata ku ka pohuar se nuk pendohet për krimet e tij.

"I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje, më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar.

Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg.

Çfarë tha prokurori, i pranoj, i kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet, kisha motivet e mia.." 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI