Flash

Presidentja e KE: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë

Lapsi.al 4 March 2023
Presidentja e KE: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Wagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të fundit në Bruksel, Von der Leyen theksoi nevojën për një gjykatë që do të gjykonte krimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme në Ukrainë. Pothuajse një vit më parë, bota zbuloi tmerret në qytetin Bucha. Unë vetë isha atje dhe kam parë mizoritë e kryera nga forcat ruse. Ka prova në rritje të sulmeve të drejtpërdrejta kundër civilëve si dhe sulmet që goditën infrastrukturën energjitike. Tortura, keqtrajtime, dhuna seksuale dhe ekzekutime janë kryer nga forcat ruse. As fëmijët nuk po kursehen. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme dhe presidenti rus Vladimir Putin duhet të mbahet përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë autorët para drejtësisë. Bashkimi Evropian është mbështetës i rolit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ne gjithashtu besojmë se duhet të ketë një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht rusët që kanë kryer krime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë për të siguruar që Rusia të paguajë”, tha zonja Von der Leyen.

Për të treguar se mbështetja për Ukrainën do vijojë deri sa të jetë e nevojshme edhe Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola zhvillimoi një takim në Lviv me presidentin Zelenskyy.

Presidentja e Parlamentit Europian u tha gazetarëve në një konferencë se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë “duhet të japin llogari”.

“Nuk është më çështja se si. Është çështje se kur... Ka të bëjë me vënien e personave përgjegjës, përfshirë Vladimir Putinin, para drejtësisë. Pa këtë, ne nuk do të kemi paqe”, tha ajo.

Ndërkohë të premten zoti Zelenskyy u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland dhe zyrtarë të lartë evropianë, ndërsa bëri thirrje që Rusia të dënohet për krime luftës.

Qyteti Bakhmut tani është në qendër të luftimeve, ndërsa trupat ruse, përfshirë forca të mëdha nga grupi privat “Wagner”, duan që me çdo çmim të marrin kontrollin.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut amerikan, tha se forcat ukrainase dukej se po përgatiteshin për një tërheqje të kontrolluar nga të paktën disa pjesë të qytetit Bakhmut.

Edhe zbulimi ushtarak britanik në raportin ditor njofton se forcat ukrainase që mbrojnë qytetin Bakhmut po përballen me presion gjithnjë e më të fortë nga forcat ruse, ndërsa luftime intensive po zhvillohen rreth qytetit lindor.

Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit, ndërsa rrugët e furnizimit nga qyteti të kontrolluara nga ukraina, janë gjithnjë e më të kufizuara.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se Rusia ende po përpiqej të rrethonte qytetin, por shtoi se gjatë ditës së kaluar forcat ukrainase kishin mposhtur sulmet ruse.

Beteja për qytetin Bakhmut ka zgjatur për shtatë muaj. Nëse forcat ruse do të marrin kontrollin e qytetit, që para luftës kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh, kjo do të ishte një fitore e madhe për Moskën në ofensivën dimërore, pasi Kremlini thirri në shërbim aktiv ushtarak qindra mijëra rezervistë./VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI