Flash

Nis sezoni i ri i telenovelës Loredana-Mozzik

Lapsi.al 4 March 2023
Nis sezoni i ri i telenovelës Loredana-Mozzik

Mirësevini në episodin e ri të telenovelës Loredana-Mozzik.

ÇFARË NDODHI: Loredana ka surprizuar të gjithë ndjekësit me dy videot e fundit në TikTok. Ajo shfaqet duke kënduar një nga këngët e saj dhe Mozzik, "Romeo and Juliet". Videot kanë ngjallur shumë reagime. Disa shkruajnë se mund të jenë ribashkuar, të tjerë shkruajnë se Loredana po ngacmon ndjekësit për vëmendje e të tjerë thonë se i mungon Mozzik.

"Ajo ka një të dashur 100%, duket plotësisht e dashuruar"- shkruan dikush që Loredana i është përgjigjur me një emoji duke nënqeshur, si për ta konfimuar atë që thotë ai.

PANORAMA MË E GJERË: Dyshja, që kanë një vajzë së bashku, ishin një nga çiftet më të sukseshme vite më parë kur edhe u prezantuan bashkë në tregun europian. Por, lidhja e tyre nuk mund të mbijetonte dhe pas disa ulje-ngritjesh ata u ndanë në verën e 2021, duke deklaruar se dashuria për njëri-tjetrin nuk mjafton që ata të jenë bashkë.

ÇFARË KA TJETËR: Pavarësisht të gjithave duket se ata kanë gjetur urat e komunikimit dhe janë mirënjohës që dikur kanë qenë bashkë. Para pak muajsh, Loredana në një intervistë në Gjermani u ndesh me një koment të papritur: "Shpresoj të kthehesh prap me Mozzik"- i duke ia kthyer: "Kjo nuk ishte pytje, por urdhër!" Më tej, intervistuesi tha: "Mozzik është djalë i mirë!". "Meqë po e thua ti"- ia ktheu Loredana duke lënë vend për interpretim dhe më pas kur u pyet: "A po thua që nuk është i mirë?", Loredana u përgjigj: "Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!"

Të këshilluara

Meghan Markle, 'xheloze' ndaj Kate Middleton

Meghan Markle nuk i pëlqente rregullat strikte dhe urrente të ishte e dyta pas Kate Middleton, pohon një punonjës i Pallatit Kensington në një libër të ri. N...

15:43

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI