Flash

Masha, 12-vjeçarja ruse dërgohet në riedukim për një vizatim kundër luftës

Lapsi.al 4 March 2023
Masha, 12-vjeçarja ruse dërgohet në riedukim për një

Një vajzë ruse 12-vjeçare bëri një vizatim kundër luftës në Ukrainë në shkollë dhe për këtë arsye u internua në një institucion "rehabilitimi social". Emri i vajzës është Masha Moskaleva. Ajo jeton në qytetin Efremov, në rajonin Tula dhe në vizatimin e saj ajo tregonte një grua me një vajzë të vogël në dorë, raketa që udhëtonin në drejtim të flamurit ukrainas, me mbishkrimin “Unë jam kundër luftës”. Sipas mediave ruse për shkak të këtij vizatimi që “diskrediton ushtrinë”, Masha do të vijojë të mbahet në qendrën korrektuese.

Vizatimi u realizua në prill 2022, një muaj pas pushtimit rus, gjatë një mësimi të artit në shkollë, ku nxënësve iu kërkua të pasqyronin "operacionin special" dhe mbështetjen për trupat ruse. Por vizatimi i Mashës nuk i pëlqeu mësuesit që e denoncoi të voglën.

Në këtë çështje u përfshi edhe babai i saj, Alexey Moskalev, i cili përfundoi në “arrest shtëpie” pasi u përpoq të mbronte vajzën e tij. Svetlana Davydova, drejtore e Komisionit për çështjet e të miturve të qytetit të Efremov, shpjegoi për RBC se ishte zyra e saj që hapi një dosje janarin e kaluar për të kufizuar të drejtat prindërore të babait. Ai konsiderohet fajtor për diskreditimin e forcave ushtarake të vendit. Ndërsa nëna e vajzës, e cila jeton në një qytet tjetër (pasi është larguar nga familja kur vajza e saj ishte 3 vjeç), nuk ka pasur asnjë problem me drejtësinë ruse.

Avokati i Alexey Moskalev deklaroi se ai nuk ka marrë asnjë komunikim në lidhje me një padi kundër klientit të tij, i cili megjithatë është i burgosur në shtëpi. Askush, madje as fqinjët, nuk janë të autorizuar t'i dërgojnë atij ushqime ose ta ndihmojnë për nevojat themelore. Sipas gjykatës së Efremov, vetëm autoritetet ruse dhe avokati mund të kenë kontakt me Moskalev. Sipas organizatës së pavarur Ovd-Info, Masha është një nga 8 të miturit që kanë pasur pasoja ligjore në Rusi që nga fillimi i luftës. ©LAPSI.al

desc img

Të këshilluara

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompa...

21:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI