Flash

Kreu masakrēn me 3 viktima në Tiranë, Dan Hutra del sot para gjykatës

Lapsi.al 4 March 2023
Kreu masakrēn me 3 viktima në Tiranë, Dan Hutra del sot para

Autori i masakrës që la pas 3 viktima dhe 3 të lënduara, Dan Hutra, do të dalë sot përballë drejtësisë. Seanca e tij do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Më herët, përballë hetuesve, Hutra është treguar gjakftohtë. Për më shumë ai as nuk ka shfaqur pendesë për krimet makabre të kryera.

'Emri' i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik. I armatosur me kallashnikov ai mori jetën e 3 grave të pafajshme dhe plagosi 3 të tjera. Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës. Aty ai mendohet se do të kryente vrasjen e radhës.

Ç'ndodhi të mërkurën?

Dan Hutra 'shokoi' kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale. Makabriteti i veprimeve të tij la pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura. Gjakftohtë dhe i armatosur ai u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë. Gurakuqin e la të plagosur me thikë. Më pas ai shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e Kodër-Kamzës. Aty qëlloi me breshëri drejt grave të familjes. Si rrjedhojë la pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish-bashkëshorten dhe nënën e saj.

Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz. Hutra iku nga vendngjarja jo për t’u arratisur, por për të kryer një tjetër krim. Kësaj radhe ‘goditi’ në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz. Aty ai vrau shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. E tërë kjo pa u ndeshur me asnjë pikë kontrolli apo patrullë policie.

Megjithatë, nuk ishte hera e parë që Dan Hutra përfshihej në krime. Në vitin 2003 ai është arrestuar për pengmarrje të nënës dhe kunatës dhe përdhunim të kunatës tjetër. Në 2007, ai u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes. Në qershor të 2022 ai u rikthye në burg me akuzën e dhunës në familje ku u lirua pak javë më parë më 16 shkurt të këtij viti. Dan Hurda akuzonte bashkëshorten e tij Elenën se fëmijën që priste nuk e kishte me të dhe për këtë fakt e dhunonte. Ikja e saj nga shtëpia dhe rikthimi tek prindërit e agravoi situatën aq sa ish-dhëndri paralajmëroi vrasjen që e vuri në zbatim mbasi doli nga burgu. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Këtë të shtunë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet  të lartë në Jug. Pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendi...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI