Flash

Fuste mallra kontrabandë, arrestohet administratori i një poste private

Lapsi.al 4 March 2023
Fuste mallra kontrabandë, arrestohet administratori i një poste

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pakot postare”. Mësohet se administratori i një poste private, 43-vjeçari A.Sh. u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të magazinave të postës në Linzë. Blutë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Po ashtu, u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Ndërkaq, të proceduar janë shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, dhe M. S., 18 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasja A. Gj., 38 vjeçe, administratore e një poste tjetër private.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare”. Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj).

Vihet në pranga administratori i një poste private, procedohen në gjendje të lirë 3 punonjës të kësaj poste. Shpallet në kërkim administratorja e një tjetër poste private.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. S., 18 vjeç, banues në Mamurras, të tre punonjës të kësaj poste.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasja A. Gj., 38 vjeçe, administratore e një poste tjetër private.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Vijon puna për kapjen e administratores së kësaj poste, shtetases A. Gj. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Këtë të shtunë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet  të lartë në Jug. Pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendi...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI