Flash

Berisha tregon hapin e radhës për vulën e PD: Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Lapsi.al 4 March 2023
Berisha tregon hapin e radhës për vulën e PD: Rekurs në

Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enklejd Alibeajt, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë.  Ai ka pohuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Do diskutojmë në mbledhje e forume. Duhet t'ju njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si ta dërgojmë tek Sadushi. Do të kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi. Nuk presim asgjë tjetër se aty është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare.

Nuk ka ndodhur që në një vend të lirë të shpallet palë ajo që nuk është palë.

Por rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare cështjen kërkon të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit”, ka deklaruar Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI