Flash

Berisha shpreson ende: Nesër dorëzojmë në KQZ dokumentet për regjistrimin e PD në zgjedhje

Lapsi.al 4 March 2023
Berisha shpreson ende: Nesër dorëzojmë në KQZ dokumentet

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi grupin parlamentar se nesër do të dorëzohen në KQZ, dokumentet për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Lideri i opozitës paralajmëroi se PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për vendimin skandaloz dhe të paligjshëm të Gjykatës së Apelit.

"Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut. Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë. Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndakj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision.

Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë Gjykata më e Lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij.

Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh? Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar. Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema.

Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime", u shpreh Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi një ditë më parë në një akt të paprecedentë dhe të paligjshëm të pranonte si palë në gjykim përfaqësuesit e Enkelejd Alibeajt dhe për rrjedhojë pranoi ankimin e tyre për prishjen e vendimit të 25 marsit të vitit të kaluar.

Kështu, çështja e vulës së PD kthehet për rishqyrtim në Shkallën e Parë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompa...

21:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI