Flash

Aksident në Elbasan, të përfshira dy grupe të rrezikshme që po "terrorizojnë" Pogradecin (Emrat)

Lapsi.al 4 March 2023
Aksident në Elbasan, të përfshira dy grupe të rrezikshme

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Elbasan, ku të përfshirë janë disa persona nga Pogradeci. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli. Ndërsa të arrestuar janë Gledis Dikellari dhe Eris Çekani. Nga informacionet e siguruara, aksidenti i dërguar në komunikatë policie ditën e shtunë, ka ndodhur 3 ditë më parë në Elbasan.

Gledis Dikellari, vëllezërit Sindi dhe Brian Syzo si edhe Mario Xhangolli janë pjesë e një grupi, ndërsa konfliktin e kanë patur me një grup tjetër ku pjesë është edhe Eris Çekani.

Një zenke i nisur 1 vit më parë, për motive të dobëta, duket se ka shkaktuar disa herë konflikte mes dy grupeve.

Disa konflikte janë zhvilluar në Pogradec, ku janë goditur fizikisht si edhe me mjete të forta shtetasit e lartpërmendur me njëri-tjetrin, në prezencë edhe të shtetasve të tjerë.

Një nga konfliktet është ai i datës 17 shkurt kur një vajzë u dëmtua me sprajt në fytyrë, ndërsa mësohet se vajza është e dashura e Brian Syzos.

Si vazhdimësi i këtij konflikti të nisur 1 vit më parë, ka agravuar edhe ngjarja e Elbasanit me një aksident ku 2 mjete u goditën kokë më kokë.

Ka qenë Eris Çekani (tashmë i arrestuar nga policia), i cili ka lajmëruar disa herë në polici që ka parë një mjet tip Golf, me 5 personat të cilët ishin brenda, që Çekani ka konflikt.

Çekani ka qenë atë ditë në Tiranë, ndërsa duke u kthyer ka njohur mjetin Golf, dhe ka lajmëruar policinë duke u treguar për shqetësimin.

Mësohet se telefonata është bërë 3 herë, ndërsa nuk ka pasur reagim nga policia.

Eris Çekani ka parë 5 djemtë që kanë dalë nga mjeti Golf me shkopa bejsbolli, të cilët do ta sulmonin, dhe e vetmja mënyrë që të shpëtonte nga ky sulm ishte që t'i godiste drejt me mjetin e tij.

3 shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli janë larguar menjëherë ndërsa u arrestua Eris Çekani dhe Gledis Dikellari, që nuk ka qenë në aksident, por është arrestuar pasi ka qenë prezent në një konflikt tjetër mes grupeve./OraNews

Të këshilluara

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompa...

21:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI