Flash

22.500 tonë naftë të sekuestruara për thyerje të embargos, Gjykata e Durrësit lë në burg kapitenin e anijes

Lapsi.al 4 March 2023
22.500 tonë naftë të sekuestruara për thyerje të

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për kapitenin e anijes ruse që u kap me 22 500 tonë naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes. Nga ana tjetër avokati i Smaznov, Artjon Beqiraj ka kërkuar masë më të lehtë sigurie të ‘arrestit të shtëpisë’. Gjatë fjalës së tij, avokati tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.

Anija cisternë me flamur liberian u bllokua rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Brenda anijes "Grace Felix" u gjet 22.500 tonë naftë kontrabandë në bordin e saj. Dyshimet ishin se nafta ishte ngarkuar në Azerbajxhan me naftë ruse dhe se përmes dokumentave false do të futej në Shqipërisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Këtë të shtunë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet  të lartë në Jug. Pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendi...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI