Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Will Smith rikthehet në skenë pas shuplakës në Oscars

Lapsi.al 3 March 2023
Will Smith rikthehet në skenë pas shuplakës në Oscars

Will Smith është rikthyer në skenën e shfaqjes së çmimeve.

Në fjalimin e tij të parë, gati një vit pasi goditi Chris Rock në fytyrë në Oscars, aktori lavdëroi kolegët e tij  të Emancipation për përpjekjet e tyre në realizimin e filmit, i cili fitoi një cmim  në  Shoqatën e Kritikëve Afrikano-Amerikan të Filmit .

"Emancipimi ishte filmi individual më i vështirë i gjithë karrierës sime," tha Smith për audiencën, teksa pranoi çmimin Beacon së bashku me regjisorin e filmit, Antoine Fuqua.

Ai vazhdoi, "Unë dua të falënderoj bashkëthemeluesin e AAFCA, Gil L. Robertson IV. Unë dua t'ju falënderoj të gjithëve ju në këtë dhomë që keni bërë atë që bëni, duke mbajtur gjallë historitë tona. Dua të falënderoj Apple, sepse buxheti ishte një gjë. Dhe Apple nuk u zmbraps kurrë. Ishte hera e parë që kisha dëgjuar nga një studio se historia ishte më e rëndësishme se sa kushton për ta realizuar," përfundoi ai, për Variety.

Ndërsa Will po shijon njohjen që ka marrë nga drama historike, ai zbuloi në nëntor se kishte frikë se si do të ndikonte në film grindja e tij me Rock. "I vetmi shqetësim që zemra ime ka "është se kaq shumë njerëz kanë bërë punë spektakolare. "Por unë do të bëj gjithçka që mundem për t'u siguruar që gjithcka të shkojë mirë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI