Flash

Vula e PD/ Lubonja: Vendimi i gjykatës ishte i pritshëm

Lapsi.al 3 March 2023
Vula e PD/ Lubonja: Vendimi i gjykatës ishte i pritshëm

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Lubonja thotë se vendimi ishte i pritshëm, teksa shtoi se kemi rrëshqitur në një regjim mono-partiak.

“Me shumë gjasa mendoja se kështu do të ndodhte. Arsyet dihen. Ne bëjmë sikur jemi në një demokraci, por ne kemi rrëshqitur në një regjim me sistem mono partiak. Nuk mund të pritej që drejtësia mund të merrte një vendim ndryshe. Është kapur shteti. Kush shpresonte se do të ndodhet ndryshe, unë vetë gati gati po e them me ironi do të zhgënjehesha.

Ky është një projekt i gjatë i Ramës për të eliminuar opozitën. Kjo është një reformë jo për të bërë drejtësi. Ky është në rrugën e tij për ta dobësuar, pasi nuk mund ta nxjerrë jashtë Kushtetutës. Vetë PD e ka denoncuar herë pas here. Ju kujtohet Basha kur thoshte se “nuk do hyjmë në zgjedhje”? U pa që nuk kishin këllqe dhe vazhduan kështu. Vazhdojnë të bëjnë sikur nuk po i ha ujku, por ujku po i ha.

Janë vetë kontradiktor. Janë për mosbindje civile, protestë paqësore apo revolucion? Këtu për revolucion nuk bëhet fjalë. Është mosbindje civile apo protestë.

Revolucioni është përmbysje me dhunë e elitave në pushtetit, që do të thotë që të marrësh për bythe gjithë ata gjykatës që kanë marrë këtë vendim dhe ti çosh atje ku…. Kështu është pushteti. Në pushtetin proletar i vendosin në burg?", - tha Lubonja në News 24.

Ai foli për ashtu dhe për situatën politike mes opozitë dhe qeverisë duke thënë se, kjo e fundit po pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm.

“Rama kërkon të sundojë vendin. Sot të huajt urrejnë më shumë Berishën sesa Ramën. Sa duhet të besojmë ndaj të tjerëve ne? Ka nga ata që thonë kështu, por ata janë danezët, finlandezët e me radhë. E di sa janë shqiptarët? 2.8% thonë që duhet besuar. Vetëm 2.8% thonë se duhet pasur besim te të tjerët.

Logjika e shqiptarëve është “a duhet t’ua fusim të tjerëve?”. Kjo duhet parë në aspektin e ekonomisë, njerëzve që e mbështesim. Një qeveri që pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm, çfarë pret ata? Opozita paraqitet si pjesa e mirë e medaljes, por dhe ata janë pjesë e kësaj. Unë them më mirë një bandë sesa 3 banda”, - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI