Flash

Vula e PD i ngeli Bashës e Alibeajt, Berisha tregon lëvizjen e radhës

Lapsi.al 3 March 2023
Vula e PD i ngeli Bashës e Alibeajt, Berisha tregon lëvizjen e

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se në ditët në vijim do të mbledhin të gjitha forumet e Partisë Demokratike për të marrë vendimet e duhura pasi gjykata vendosi të kthejë në Shkallë të Parë çështjen për vulën e PD-së. Ai tha se ka besim se ashtu si kapërcyen të gjitha kurthet në të shkuarën, do të kapërcejnë çdo pengesë dhe vështirësi nga Edi Rama.

“U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, çdo shqiptar sot më shumë se kurrë nga guximi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është misioni i lartë moral.

Të mendosh dhe të diktosh tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaja, mban përgjegjësinë dhe dëshmon se je si babai dhe daja yt, një xhelat i të vërtetave, lirisë dhe Meriton çdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e kësaj qeverisje armiqësore dhe asgjësuese nga Edi Rama, do marrë vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI