Flash

Vendimi i Apelit/ Këlliçi: Rama e Veliaj kanë frikë nga vota

Lapsi.al 3 March 2023
Vendimi i Apelit/ Këlliçi: Rama e Veliaj kanë frikë nga

Edhe Belind Këlliçi, kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që mbrëmjen e së premtes vendosi të kthejë për rigjykim çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Në një mesazh në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se vendimi u mor nga Rama dhe Veliaj të cilët kanë frikë nga vota.

“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë.

Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim.

E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik.

Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim. Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj” – shkruan Belind Këlliçi. ©LAPSI.al.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI