Flash

Iu gjetën 20 kg kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 23 vjeçari në Kuçovë

Lapsi.al 3 March 2023
Iu gjetën 20 kg kanabis dhe municion luftarak në banesë,

Një 23 vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi iu gjetën rreth 20 kg kanabis dhe municion luftarak në banesë. Fillimisht, policia ndaloi të riun Vilson Leshtori me automjetin tip “Smart”, ku iu gjetën një sasi e vogël kokaine. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan 20 kg kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Vihet në pranga 23-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perondi”.

flagrancë shtetasi V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Smart”, me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperaturat në rënie

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe po furnizohet me masa ajri të ftohta Arktike duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temp...

08:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI