Flash

Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14 Maj

Lapsi.al 3 March 2023
Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pengohet për të  dytën herë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me logon dhe vulën e saj zyrtare.

Gjykata e Apelit vendosi që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë me një trup tjetër gjykues, siç kishte kërkuar përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

"Ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ për zgjedhje. Të gjitha organet e PD-së kanë legjitimitet tani" u shpreh përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt në fund të procesit.

"Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë" u shpreh Oerd Bylykbashi, përfaqësues i grupimit të Berishës në gjykatë. "Ato nuk përfaqësojnë PD, por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh" tha Bylykbashi për palën kundërshtare.

Gjyqi nisi paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00, ndërsa paralelisht me procesin u zhvillua edhe protesta e demokratëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe para kryeministrisë. Berisha zgjodhi të mos e sulmojë gjykatën nga protesta, por tha se "revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin e lirinë e shqiptarëve”.

[caption id="attachment_805308" align="alignnone" width="735"]Pamje nga salla e gjyqit, kur diskutohej për pretendimet e palëve Pamje nga salla e gjyqit, kur diskutohej për pretendimet e palëve[/caption]

Në seancë, përfaqësuesit ligjorë të Berishës i kërkuan trupit gjykues të mos e njohë Enkelejd Alibeajn si palë në proces dhe të lërë në fuqi vendimin e 25 Marsit.

“Gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha Ivi Kaso në gjykatë duke mbrojtur grupimin e Berishës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt tha se nuk është momenti procedural që të ngrihen të tilla pretendime, duke kërkuar prishjen e vendimit të parë.

“Lulzim Basha bëri kërkesë në Gjykate dhe tha jam pale e interesuar. Dhe në atë moment gjyqtari Agron Zhukri duhet t’a pushonte çështjen”, tha avokati Indrit Sefa në mbrojtje të interesave të Enkelejd Alibeajt.

Lexo edhe: Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Lexo edhe: Vula e PD, Berisha: Ka SMS të Xhaçkës me një ambasador për gjykatën

Lexo edhe: Lubonja: Alibeaj njëlloj si Basha kur përjashtoi Berishën

Përfaqësimi i dy palëve në elektorat

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i kishte dhënë të drejtë Sali Berishës të udhëhiqte Partinë Demokratike, bazuar në ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Por Lulzim Basha kishte organizuar një Kuvend në 18 Dhjetor me pretendimin se vula dhe logo e PD i përkiste atij. Pas dorëheqjes së Bashës, përpjekjet për të mbajtur PD-në i mori përsipër Enkelejd Alibeaj, që vuri në lëvizje Gjykatën e Apelit.

Procesi mbeti pezull që nga marsi i kaluar duke mbajtur peng logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Para vendimit të gjykatës,kandidatët e Berishës dolën në fushatë me logot e Shtëpisë së Lirisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022, ndërsa ato të Bashës dolën me logon e PD-së.

Basha e nxorri PD-në forcë të tretë në 5 nga 6 bashki. Berisha fitoi Shkodrën dhe doli forcë e dytë në 4 Bashki.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike zvarritej prej një viti nga trupi gjykues i përbërë nga Elona Mihali relatore dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Akuzat politike për marrjen e vulës

Megjithëse protesta e PD në bulevard ishte koordinuar të zhvillohej ditën e gjyqit të vulës, Sali Berisha e kurseu një sulm direkt ndaj gjykatës. Por më herët, kreu i PD-së ka hedhur akuza se Rama po ndikon që vula t'i kthehet Alibeajt dhe për këtë ka ndkuar ambasadorja Juri Kim.

"Ka ndërhyrje të Ramës në këtë proces. Kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje”. Është edhe deklarata e Taulant Ballës në parlament për këtë.

Protesta nuk ka asnjë qëllim me gjyakten. Protesta vazhdon pavarësisht vendimit të gjykatës. Nuk është presion ndaj gjykatës. Kemi një armik dhe ky është Edi Rama” – tha Berisha dy ditë më parë në Klan Neës./Lapsi.al

Të këshilluara

"One man show" i Ramës në mocionin McGonigal

Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallc...

14:55

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI