Flash

E papritur/ Oligarku rus Oleg Deripaska del kundër Putin: Lufta po na rrënon

Lapsi.al 3 March 2023
E papritur/ Oligarku rus Oleg Deripaska del kundër Putin: Lufta po na

Olegarku rus Oleg Deripaska bëri një dalje të paqakontë publike të enjten duke kritikuar zyrtarët e Moskës për largimin e investitorëve të huaj. Ai paralajmëroi se Rusia do të mbarojë paratë e gatshme vitin e ardhshëm nëse nuk gjen fonde shtesë. Deripaska është oligarku i përfolur mjaft së fundmi se ka punësuar ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

“Forbes” shkruan se deklaratat e tij tingëlluan si një këmbanë alarmi për klimën e biznesit të vendit pasi lufta kundër Ukrainës po shteron shpenzimet dhe po ngre pikëpyetje rreth asaj se sa kohë mund të operojë Rusia me një deficit.

Duke folur në Forumin Ekonomik Krasnoyarsk në Siberi, 55-vjeçari tha se ai është "shumë i shqetësuar që shteti dhe biznesi janë vënë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit". Ai dhe pohoi se një ulje e përshkallëzimit të luftën së Rusisë kundër Ukrainës nuk do të ndodhë më parë se 2025 duke mbajtur potencialisht investitorët perëndimorë larg Rusisë për një dekadë tjetër.

“Nuk do të ketë (paqe) para vitit të ardhshëm... Kjo është arsyeja pse ata tashmë kanë filluar të na tronditin" – tha Deripaska, një manjat alumini, themelues i grupit industrial rus Basic Element. Ai shtoi se kombi "ka nevojë" për investitorë të huaj për të vazhduar veprimtarinë.

Kritikat nga një oligark i cili është sanksionuar për lidhje me Kremlinin vijnë vetëm disa javë pasi Putin u zotua se nuk do të kishte reduktim të shpenzimeve ushtarake, duke u thënë zyrtarëve se Rusia nuk ka "nuk ka kufizime" në shpenzimet për luftën në Ukrainë dhe është "duke dhënë gjithçka që kërkon ushtria” për të ndihmuar në sigurimin e fitores.

"Rusia duhet të vazhdojë të zhvillojë ekonominë e tregut" - tha Deripaska duke paralajmëruar për pasoja "serioze" nga sanksionet e vazhdueshme kundër Rusisë dhe duke paralajmëruar, "kapitalizmi shtetëror nuk është një opsion".

Pasojat ekonomike nisën sapo Putin urdhëroi një pushtim të Ukrainës shkurtin e kaluar. Ato janë intensifikuar me një liste në rritje sanksionesh që synojnë të godasin pjesë të mëdha të ekonomisë ruse duke përfshirë industrinë e teknologjisë, të mbrojtjes dhe energjisë, institucionet financiare dhe njerëzit më të pasur të vendit. Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritej të arrinin në rreth 3.5 trilion rubla vitin e kaluar.

Thuhet se ky nivel është tejkaluar që në shtator. Me një listë në rritje të vendeve që ndalojnë investimet ruse, ekonomistët parashikojnë se deficiti i vendit mund të rritet me më shumë se 55% ose 4.5 trilion rubla (59.7 miliardë dollarë). Megjithatë, të dhënat e diskutueshme dhe pasiguria rreth çmimeve të naftës (eksporti më i madh i Rusisë) e bëjnë të vështirë të kuptohet se për sa kohë Rusia mund të vazhdojë të jetë me deficit.

Deripaska ka një pasuri rreth 2.9 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes. Ai ishte personi më i pasur në Rusi dhe i 9-i më i pasur në botë në vitin 2008. Më pas ai e pa pasurinë e tij të rrënohej për shkak të tregjeve të rrëzuara dhe borxheve të mëdha. ©Marrë nga Forbes, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI