Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Rritet bilanci, 57 të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Lapsi.al 2 March 2023
Rritet bilanci, 57 të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Rifilluan sërish kërkimet për viktimat në vagonët e djegur të Interciti 62, ku humbën jetën 57 persona. Sipas burimeve paraprake rezultojnë katër shqiptarë të zhdukur.

Zjarrfikësit deklaruan se janë 57 trupa të dërguar në morg, edhe pse nuk përjashtohet skenari i frikshëm disa pasagjerë të mos gjenden kurrë. Vetëm 11 viktima janë identifikuar deri tani, ndërsa për 33 do të përdoret testi i ADN. Sakaq 14 trupa janë plotësisht të djegur, të cilët janë transferuar sot në morg.

Intercity kishte shpejtësi 166 km/orë në momentin e përplasjes ndërsa temperatura në dy vagonët e parë pas përplasjes ka arritur në 1500 gradë C, gjithçka ka shkrirë, thonë forcat e ekipit special të shpëtimit, që e përshkruajnë si eksperienca më shokuese që kanë jetuar deri më sot.

Mediat kanë publikuar pamjet e përplasjes që në kushtet e errësirës, të japin përshtypjen e një shpërthimi të madh.

Dje në mbrëmje kanë dhënë dorëheqjen kryesia e organizatave të hekurudhave të Greqisë, OSE dhe Ergose, ndërsa sot përgjigjet në prokurori përgjegjësi i stacionit të trenit në Evangjelismo Tembi që urdhëroi kalimin e trenave. “Zbatova udhëzimet por nuk funksionoi tabela” ka dëshmuar në polici, duke pranuar se u mjaftua në procedurën automatike. Sipas dëshmive të punonjësve të tjerë, u harrua të ripërdoret çelësi pas kalimit të një treni lokal për rikthimin e Intecity në shinat e duhura.

Pak ditë më parë, në 7 shkurt sindikata e personelit të hekurudhës paralajmëronte se sistemet e vjetërsuara duhen zëvendësuar urgjentisht “aksidentet e vogla të përditshme janë paralajmërues të një të aksidenti fatal, nëse nuk do merren masa urgjente”.

Komisioni i BE paditi Greqinë në 15 shkurt për mosrespektimin e masave të sigurisë në linjën hekurudhore, pavarësisht fondeve shumë milionëshe të investuara nga BE herë pas here.

Në zyrat e Hellenic Train në Athinë u protestua nga qytetarë të revoltuar pas aksidentit në Tembi. Protesta paqësore ka pasur edhe në Larisa e Selanik, ndërsa sot në shenjë proteste nuk funksionon METRO në Athinë.

Të këshilluara

Demoni i lirë! Ka vetëm një rrugë: Vrite!

Nga Anila Prifti Dan Hutra është një përdhunues dhe vrasës i dënuar, viktima të preferuara të të cilit janë gra të reja. Seria e krimeve sa çnjerëzore, aq dh...

17:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI