Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Përmendet 14 herë në aktakuzën për “McGonigal"/ Rama: E kam takuar në restorante

Lapsi.al 2 March 2023
Përmendet 14 herë në aktakuzën për

Përballë opozitës dhe akuzat për çështjen McGonigal, kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur me ironitë e tij. Ai e ka quajtur absurd kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Kryeqeveritari shtoi se ka zhvilluar takime nëpër restorante, por se sipas tij është jashtë logjike të thuash se kjo e kompromenton atë.

“Jemi tek hera e 9 pika e 37  faqa 8. Në Shqipëri e ftoja unë atë. Në New York më ftonte ai mua, dhe ku është këtu kompromentimi? Këtu flitet për të akuzuarit që nuk ka bërë sipas tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im? Ta dini ju sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit duhet të bëni Komision javë për javë. Bëni dhe një Komision për Rudën se në restorant e kam takuar.

Nuk kishit asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media, po ti kishim si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.

Dëgjova që artistin Lulzim kërkonte të vërtetën. Cilën të vërtetë doni? Rusët i kam shpikur përmes një informacioni dezinformuar, që nga zyra ime i është një persona A, nga Tropoja. Ju doni që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë të fuqisë time penetruesë në sistemin amerikan duke i barë ata barkderra të lëviznin. Ju qofshi, zoti i ndihmoftë ata që ju vijnë….Apo thoni dhe një tjetër: Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë ka 10 vite.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI