Flash

Rama: një tjetër "non grata", ambasada e SHBA përgjigjet për Lapsi.al

Lapsi.al 2 March 2023
Rama: një tjetër "non grata", ambasada e SHBA

Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, kryeministri Rama në strategjinë e tij për daravitur diskutimin dhe për të mos informuar publikun hodhi edhe një bombë tjetër: "Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata" aludoi ai. "Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, vazhdoi Rama duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën. "Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Menjëherë pas kësaj deklarate në parlament mediat që mbështesin qeverinë dolën me titujt për shpalljen e një personi tjetër Non Grata.

Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta foltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: "Kerkojme nje koment nga ju per deklarimin e kryeministrit Rama ne Kuvend se do kete nje non grata tjeter". Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasi në emër të SHBA-së.

Përgjigjja

Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: "Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm".

Pra po ta adoptojmë për ditën e sotme ajo që ka thanë Rama ka pak gjasë të jetë e besueshme. Kjo qe përgjigja për një nga qëllimet e pyetjes së Lapsi.al. Për tjetërn, komentin se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, asnjë koment. Po nuk është çudi se ambasada e ka toleruar Ramën edhe kur thoshte në fushatën e zgjedhjeve lokale moniste 2019, se 'Amerika nuk do ti japë vizë atyre që i prishin këto zgjedhje", ndërkohe që politikanët rivalë me të i godiste publikisht kur mbanin në tubime flamurin amerikan.

Kështu që këtë radhë nuk dihet kujt i duhet besuar, Ramës të cilit i ka dalë fjala së paku një herë, apo asaj që zonja Kim ka thënë në Erla Now?

©Lapsi.al 

Të këshilluara

"One man show" i Ramës në mocionin McGonigal

Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallc...

14:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI