Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Përplasja e dy trenave në Greqi, KE: Autoritetet me përgjegjësi për hetimin e aksidentit tragjik

Lapsi.al 2 March 2023
Përplasja e dy trenave në Greqi, KE: Autoritetet me

Është përgjegjësi e autoriteteve kombëtare të hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti tragjik në Tempe, theksoi Komisioni Europian.

I pyetur për këtë, përfaqësuesi i Komisionit përgjegjës për çështjet e transportit, Adalber Jans, tha:

“Nuk do të mund të themi se në çfarë rrethanash mund të ishte parandaluar aksidenti. Kjo është detyra e hetimeve që duhet të kryhen tani dhe kjo është përgjegjësi e autoriteteve kombëtare.

Agjencia Europiane e Hekurudhave është në dispozicion sipas kërkesës për të mbështetur autoritetet kombëtare nëse do të jetë e nevojshme.

Megjithatë, përgjegjësia kryesore qëndron tek autoritetet kombëtare.’

Lidhur me procedurën e shkeljes ndaj Greqisë të nisur nga Komisioni në dhjetor 2020 dhe vendimin e Komisionit, më 15 shkurt 2023, për ta dërguar Greqinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, i njëjti zëdhënës shpjegoi se ky vendim lidhet me marrëveshjen kontraktuale të mospërfundimit ndërmjet autoritetit kombëtar rregullator të hekurudhave dhe menaxherit të infrastrukturës hekurudhore (RIM).

“Përfundimi dhe publikimi i një marrëveshjeje të tillë është një kërkesë sipas ligjit europian. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për transparencën e projekteve të ardhshme në rrjetin e infrastrukturës hekurudhore.

Është e rëndësishme për transparencën në përdorimin e fondeve publike dhe kjo nuk është diçka që lidhet veçanërisht me sigurinë hekurudhore“, sqaroi përfaqësuesi i Komisionit.

“Ne nuk po shikojmë kontratat e projektit, por transpozimin e legjislacionit europian në ligjin kombëtar,” shpjegoi përfaqësuesi i Komisionit, Eric Mamer.

Në veçanti, Adalber Jans shpjegoi se procedura e shkeljes ndaj Greqisë ka të bëjë me mospërputhjen e autoriteteve kombëtare me Direktivën për zonën e vetme hekurudhore europiane, e cila daton nga viti 2012 dhe që përmban detyrime specifike.

Sipas Direktivës për zonën e vetme hekurudhore europiane, të gjitha shtetet anëtare duhej të siguronin përfundimin e një marrëveshjeje kontraktuale ndërmjet autoritetit kompetent kombëtar dhe menaxherit të infrastrukturës hekurudhore  deri më 16 qershor 2015 dhe publikimin e saj brenda një muaji.

Në fund, përfaqësuesi i Komisionit vuri në dukje se BE-ja mbështet përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore me fondet e Komunitetit. Konkretisht,  deklaroi se që nga viti 2014, BE ka financuar 16 projekte transporti në Greqi, me rreth 700 milionë euro, 90% e të cilave kanë të bëjnë me transportin hekurudhor.

Të këshilluara

BE heq patentat plastike: Do jenë dixhitale

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja të BE-së për të rritur sigurinë rrugore. BE ka vendosur që patenta të jetë dixhitale dhe jo më plastike dhe të ...

13:33

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI