Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

'McGonigal'/ Rama: Hidhuni përpjetë sa të doni, në hetim është vetëm ish-shefi i FBI-së

Lapsi.al 2 March 2023
'McGonigal'/ Rama: Hidhuni përpjetë sa të doni, në

Kryeministri Edi Rama i ka dalë përballë në interpelancë opozitës në lidhje me akuzat për çështjen McGonigal. Sipas Ramës asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij. Kryeqeveritari ka thënë se zero akuzë është bërë nga amerikanët, ndërkohë që në Shqipëri ka pasur një kanal ujërash të zeza. Ai ka vijuar të këmbëngulë se vetëm McGonigal është në hetim e në faj.

Për më tepër, Rama ka ironizuar edhe opozitën duke thënë se mund të shpifin sa të duan që ai është trembur e frikësuar. Përkundrazi, sipas kryeministrit janë ata që nuk përballen dot me të.

“Prej javësh ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, qeverinë dhe mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish zyrtar i lartë i FBI, ish shefi i kundër inteligjencës amerikane në Nju Jork akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Deripaska. Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh që lidhen me udhëtimet e McGonigal.

Akt-akuza shënon se ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua. Akt akuza nënvizon se ka marrë para borxh nga personi A. Në rreshtat e akt akuzës përmendet edhe hetimi amerikan i parave ruse të PD-së. Aty shënohet edhe që personi A ka marrë një material nga zyra ime për këtë çështje. Akt akuza flet edhe për një person B këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç McGonigal.

Pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin kam marrë vesh vetëm kur jam pyetur nga një gazetar amerikan i Insider, në të gjithë rreshtat e akt akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan, apo faktin e vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus.

Fronti i prokurorisë i pranishëm në sallë po zhvillon me hov revolucionar një tjetër proces këtu në Shqipëri. Se kush janë dhe pse e bëjnë këtë vetëgjyqësi të harbuar, besoj se s’ka shumë nevojë për shpjegime. Dihen e shquhen për nisma të kësaj natyre. As nuk i ngatërron dot me dikë tjetër. Janë po ata që i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë që kur ranë në opozitë. S’kam ardhur sot e nuk do të vij më për ta.

E kam thënë që para se të niste kjo zallamahi, që në të hyrë të vitit të ri që s’do ta furnizoj më me energjinë time të zjarrit pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj politike. Fatkeqësisht janë përfshirë me zell e zjarr në këtë palo luftë dhe jam bërë padashje dhe unë pjesë e asaj mase të errët. Mjaft më. Ka kaq shumë gjëra për të bërë. Flisni, bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, shani, ofendoni, sajoni, fabrikoni, protestoni. Hidhuni përpjetë sa të doni por nderin e përballjes me mua bam e bum, njëri gozhdës tjetri patkoit, s’keni për ta pasur. Thojini të tjerëve sa të doni që jam trembur. Po të doni mos u shkulni nga revolucionet imagjinare, por mua s’do më keni më palë.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI