Flash

Madonna, në një romancë dashurie me trajnerin e boksit

Lapsi.al 2 March 2023
Madonna, në një romancë dashurie me trajnerin e boksit

Madonna thuhet se po takohet me një trajner boksi, i cili është 35 vjet më i ri. Ajo ka krijuar një romancë me Josh Popper, 29 vjeç, sipas DailyMail.com.

Burimet i thanë gazetës të mërkurën se Popper ka trajnuar një nga gjashtë fëmijët e Madonna-s në palestrën e tij, Bredwinners, në New York City. Dyshja filluan të takoheshin në fillim të këtij muaji pas ndarjes së artistes nga modeli Andrew Darnell. Ajo u lidh fillimisht në mënyrë romantike me Darnell në shtator, pasi u panë duke u puthur në një festë në New York City. "Ata ishin padyshim bashkë" raportoi një burim për  Page Six në atë kohë. "Ajo dhe Andrew po tregoheshin shumë hapur gjatë gjithë natës, duke u strukur dhe duke u përqafuar në kabinë."

Madonna,më parë  foli rreth kritikave për dallimet në moshë mes saj dhe partnerëve të saj romantikë. “Kam krijuar një familje shumë jokonvencionale. Unë kam patur të dashur që janë tre dekada më të rinj se unë”, tha ajo për Harper’s Bazaar në 2017. “Kjo i bën njerëzit shumë të parehatshëm. Ndjej sikur çdo gjë që bëj i bën njerëzit të ndihen vërtet të pakëndshëm.”/Lapsi.al

 

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/22/madonna-i-thote-lamtumire-28-vjecarit-per-te-dashurin-e-ri/

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI