Flash

Liam Hemsworth padit Miley Cyrus për "Flowers"

Lapsi.al 2 March 2023
Liam Hemsworth padit Miley Cyrus për "Flowers"

Më shumë se dy muaj pas publikimit të Flowers, Liam Hemsworth po përgatit një padi kundër Miley Cyrus.

Një dokument i supozuar po qarkullon në rrjetet sociale në të cilin aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të The Witcher, ndaj ai është i përgatitur të marrë masa ligjore.

Edhe pse tekstet e Flowers nuk e përmendin kurrë emrin e Liam Hemsworth, ato i referohen "When I was your man" nga Bruno Mars, melodia e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Miley Cyrus gjatë dasmës së tyre në fund të 2018. Pas tetë muajsh martesë, çifti u ndanë ku tashmë dihet se këngëtarja përdori Flowers për të shfryrë zemërimin e saj pasi mësoi për tradhtitë e pretenduara të Hemsworth.

Për momentin, dokumenti mbetet i panjohur dhe vërtetësia nuk është vërtetuar, pasi ka një postim në Reddit që thotë se  mund të modifikohet nga çdo përdorues. Megjithatë, e sigurt është se nëse do të ishte e vërtetë, Liam Hemsworth do ta kishte të vështirë të fitonte gjyqin për dëmtim të imazhit të tij, pasi Cyrus nuk e përmend kurrë në tekstin e këngës./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/23/miley-cyrus-thyen-rekord-ne-spotify/

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI