Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Kalendari/ Ditët kur femrat kanë më shumë pasion në shtrat

Lapsi.al 2 March 2023
Kalendari/ Ditët kur femrat kanë më shumë pasion në

A keni vërejtur ndonjëherë se disa ditë keni shumë dëshirë për pasion në shtrat, ndërsa nganjëherë pëlqeni më mirë të pini një kafe sesa të shkoni në krevat. Fajtor për këtë gjendje tek femrat është biologjia.

Tek shumica e femrave variacionet hormonale përcjellin një cikël të caktuar, që ka ndikim të madh në forcimin ose dobësimin e dëshirës seksuale.

Duke e ditur se në cilën fazë jeni, atëherë do të mund t’i përcaktoni ditët kur do të jeni të nxitura dhe të gatshme për seks, ndërsa falë kësaj mund ta përmirësoni dukshëm jetën tuaj seksuale, pa marrë parasysh nëse jeni në lidhje ose jo. (Megjithatë, nëse merrni pilula kontraceptive, trupi juaj nuk do ta ndjekë të njëjtin cikël), shkuan Telegrafi.

Ditët 1-12

Nxehje e lehtë

Kur keni menstruacionet, niveli i hormoneve tek femrat është i ulët, por kjo nuk do të thotë se epshi juaj është zero. Disa femra e shmangin seksin gjatë menstruacioneve, por të tjera janë të gatshme për aksion. Rënia e nivelit të hormoneve, që ndodh në fillim të menstruacioneve, sjell mungesën e ankesave paramenstruale, ndaj disa femra ndihen të qeta dhe të baraspeshuara, ashtu që janë të disponuara për seks.

Një arsye më shumë për forcimin e dëshirës për seks është lagia juaj. Megjithatë, gjatë ditëve 6-11 ndoshta nuk do të ndiheni të nxehta për seks, sepse hormonet tuaja janë të orientuara në trashjen e indeve, nga të cilat është e mbështjellë mitra nga brenda (trupi përgatitet për të mbetur shtatzënë).

Këshillë për pasion: Nëse dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, por keni mungesë energjie seksuale, ngacmojeni veten duke ëndërruar. Ndani disa minuta për fantazi në krevat para se të flini, ose gjatë kohës së dushit të mëngjesit fantazoni se si bëni dashuri me partnerin tuaj.

Ditët 12-16

Periudha kur jeni më të nxehta dhe më tërheqëse

Në ditën e 12-të mund të dëshironi t’i hidheni të dashurit posa të hyjë në shtëpi ose do të dëshironi të provoni pozita të ndryshme seksuale. Kjo ndodh pasi niveli i hormoneve rritet (kombinim i estrogjenit, progesteronit, por edhe testosteronit). Gjatë ditëve 14-16 jeni pranë ovulacionit (kur formohet qeliza vezë e gatshme për fekondim) dhe dëshira juaj seksuale është në kulm.

Organizmi është i krijuar në këtë mënyrë që të keni dëshirë maksimale për seks, pikërisht në ditët kur mund të mbeteni shtatzënë (që mund të ndodhë për shkak të pasionit t’i harroni kontraceptivët). Në këtë periudhë jeni edhe më tërheqëse për meshkujt, sepse estrogjeni bën që t’u pastrohet lëkura dhe të keni gjinj më të fortë.

Këshillë për pasion: Shfrytëzojini këto ditë për t’i kënaqur dëshirat tuaja seksuale, si dhe për t’i plotësuar fantazitë e partnerit me lojëra të ndryshme seksuale. Ndërkaq, nëse nuk jeni në lidhje, atëherë “luani” me veten.

Ditët 17-28

Vala e dytë e pasionit

Nga dita e 17-të, epshi juaj fillon të bjerë, edhe pse ndoshta nuk e vëreni këtë. Niveli i estrogjenit bie, ndërsa niveli i progesteronit vazhdon të rritet, ndërsa (përveç nëse keni mbetur shtatzënë) nga ditët 22-23 mund të filloni t’i ndieni ankesat paramenstruale.

Derisa disa femra me PMS (sindroma paramenstruale) nuk janë të disponuara për seks, të tjerat nga dita 20 përjetojnë valën e dytë të dëshirës, kjo me gjasë për shkak të ngritjes së nivelit të progesteronit. Mirëpo, deri në ditën e 28-të, niveli i progesteronit bie në mënyrë drastike. Fitoni menstruacionet dhe cikli fillon nga e para.

Këshillë për pasion: Nëse jeni në grupin e atyre me fat, të cilat e përjetojnë edhe këtë valë të pasionit, shfrytëzojeni atë maksimalisht për seanca maratone seksuale. Nëse dëshira juaj seksuale zbehet gjatë PMS, atëherë kujtoni se orgazma ndihmon te gulçet në bark dhe për këtë ia vlen të mundoheni të bëni seks. Kërkoni nga partneri që t’ju bëjë masazh në gjithë trupin dhe pastaj seks oral. Nuk duhet të mundoheni tepër, vetëm relaksohuni dhe shfrytëzojini të gjitha truqet që ju ngacmojnë.

Nëse merrni pilula kontraceptive

Femrat që përdorin kontraceptivë kanë cikël të ndryshëm seksual. Pilulat krijojnë cikël artificial mujor, kështu që çdo ditë i sigurojnë trupit tuaj një dozë të caktuar hormonesh, nga të cilat pamundësohet ovulacioni. Falë këtyre hormoneve, gjatë gjithë muajit mbajeni baraspeshën emocionale.

Krahas kësaj, nuk do të përjetoni ngritjet dhe rëniet hormonale, të cilat i kanë femrat që nuk përdorin pilula kontraceptive. Epshi i qëndrueshëm ju bën që të jeni në disponim për seks përgjatë shumë ditëve. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI