Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

I gjetën armatime në magazinë, blutë e Fierit prangosin 45-vjeçarin

Lapsi.al 2 March 2023
I gjetën armatime në magazinë, blutë e Fierit prangosin

Disa arrestime janë kryer në qarkun e Fierit. Është arrestuar qytetari me inicialet A.Ç 45 vjeç. Gjatë kontrollit të bërë në magazinën e tij u gjet 1 armë zjarri kallashnikov. Po ashtu, u gjetën 50 fishekë luftarak dhe 6 granata dore. Gjithashtu është arrestuar një tjetër qytetar me inicialet Rr.T 67 vjeç pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Bashkë me ta policia ka arrestuar 36-vjeçarin me inicialet E.D. Ai ka shkelur rregullat për mbrojtjen në punë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Fier/Vijon kontrolli i territorit në gjithë qarkun, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, bazuar në inteligjencën informative, kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Ç., ku kanë gjetur të groposura 1 armë zjarri kallashnikov, 50 fishekë luftarak dhe 6 granata dore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj magazine, shtetasi A. Ç., 45 vjeç, banues në Ballsh, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit. Vijon puna, në bashkëpunim me homologët jashtë vendit, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, humbi jetën, për shkak të kontaktit me njërën prej furrave të pjekjes, në këtë ndërmarrje, ju bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se duke qënë drejtuesi teknik i këtij reparti fonderie, ka shkelur rregullat për mbrojtjen në punë, me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit.

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. T., 67 vjeç, banues në Verri, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e tij).

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-G. F., 45 vjeç, banues në Fier, pasi duke qenë shofer në një kompani, ka marrë lekët e xhiros ditore të këtij subjekti, dhe është larguar;

-R. K., 27 vjeç, banues në Patos, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, për një masë administrative të vendosur ndaj tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta derën e banesës së një shtetasi (kushëriri i tij), dhe e ka kanosur atë. Nga këto veprime, si dhe për shkak të gjendjes së dehur, është dëmtuar vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi (për arsye hetimi nuk bëjmë me dije emrin), pasi dyshohet se në fshatin Thanasaj, Lushnjë, gjatë natës, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

-U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Toshkëz, Lushnjë, ka rënë aksidentalisht mbi trupin e shtetasit B. M., 81 vjeç, porta e jashtme e banesës së kushëririt të tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 81-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI