Flash

Drejtori i Policisë së Tiranës: Hutra ka qenë bashkëpunues, dëshmia i paraqitet sot prokurorisë

Lapsi.al 2 March 2023
Drejtori i Policisë së Tiranës: Hutra ka qenë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se mbrëmjen e djeshme është marrë një deklaratë e hollësishme e 40-vjeçarit Ramazan (Dan) Hutra, për ngjarjen e rëndë në kryeqytet. Ai vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Vocaj ka thënë për mediat se autori i masakrës ka qenë bashkëpunues me policinë. Sipas drejtorit të policisë Hutra ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Vocaj nënvizoi se deklarata do t’i paraqitet sot prokurorëve.

"Nga struktura e krimeve të rëndë të policisë së Tiranës mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes së ndodhur.  Dua të deklaroj para jush se autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëpunues me policinë. Ai ka treguar gjithë dinamikën. Megjithëse duhet të theksoj që dinamika që kam deklaruar ka qenë në prova të pakundërshtueshme. Autori e ka konfirmuar dhe ka qenë bashkëpunues.", tha Vocaj. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI