Flash

Dëshmia e Dan Hutrës: Një fëmijë më njohu në market, por nuk e vrava

Lapsi.al 2 March 2023
Dëshmia e Dan Hutrës: Një fëmijë më njohu në

Masakra e djeshme në Tiranë mund të kishte pasur edhe viktima të tjera. Ramazan (Dan) Hutra ka deklaruar se pasi ka kryer vrasjet e tre grave në Paskuqan dhe Kamzë, është larguar në drejtim të zonës së “Kombinatit”.

Hutra është ndalur në një market për të blerë ujë dhe tha se në ekranin e televizorit, pa foton e tij, pasi ishte shpallur në kërkim.

40-vjeçari deklaroi se fëmija që ndodhej në market e kishte njohur dhe se ai vendosi që mos ta vriste.

“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë.  Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava”, u shpreh ai.

Dëshmia e Dan Hutrës

Në fillim shkova tek  Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 gvite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për ccdo gjë.  Më pas kam ikur në Gjermani dhe u këtheva me  80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës  në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që tmë kthente shumat e parave  por ajo nuk e bëri. Për kete  shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe ñga burgu i kisha dërguar  mesazhe, por ata nuk pranuan.

Pasi shkova në banesë kam qëlluar me  thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë, gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë.

Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë uje.  Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI