Flash

"DASH-in e bënë byrektore"/ Rama ironizon opozitën: Unë shpie brumin, Sorosi miellin, Çarli merr okllain

Lapsi.al 2 March 2023
"DASH-in e bënë byrektore"/ Rama ironizon opozitën:

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca maratonë e mocionit me debat për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Ndërkohë sapo ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës. Kryeqeveritari thotë se opozitarët kanë ndërtuar një histori qesharake, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqet si byrektore.

"Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh.

Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni dy muaj që më kërkoni, ku je dhe ku je…Faqja e tretë, McGonigal hëngri darkë me mua.

Por e vërtetë është, hëngri darkë me mua, më ka ftuar ai mua, në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Hera e 10. Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se I akuzuari i ka raportuar takimet apo udhëtimet. Pra, i akuzuari nuk ka bërë detyrën e tij sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre. Ku hyn këtu krimi im, se i raportoi ai apo s’i raportoi qendrës takimet me mua? Krimi që e takoj në ristorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante do bëni Komision Hetimor çdo javë. Bëjeni dhe një për Mark Rutten se aty e kam takuar."-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI