Flash

Dan Hutra i vrau mbesën, xhaxhai kërcënon me Kanun: Gjaku i një gruaje lahet me 7 burra

Lapsi.al 2 March 2023
Dan Hutra i vrau mbesën, xhaxhai kërcënon me Kanun: Gjaku i

Xhaxhai i Etleva Kurtit, njërës nga viktimat e Dan Hutrës, ka kërcënuar me gjakmarrje. Në ditën e varrimit të 32-vjeçares në fshatin e lindjes, Gurrë e Vogël në Mat, Mehmet Kurti tha se Etleva u vra pa faj dhe pa asnjë njohje me killerin serial.

Ai tha se Etleva jetonte në Kamëz bashkë me nënën, ndërsa i ati ndodhet jashtë vendit, pas vrasjes që ka kryer i biri Vladimir Kurti. Sipas tij policia ka pasur dijeni për konfliktin në burg mes Dan Hutrës dhe Vladimir Kurtit, por s’ka marrë masa për mbrojtjen e familjes së tij.

Pavarësisht se autori i krimit monstruoz të vrasjes së 3 grave e plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra është në pranga dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm, i afërmi i familjes Kurti paralajmëroi hakmarrje sipas kanunit ndaj familjes Hutra.

“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen. Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu.

Fisit Hutra i them se sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh.

Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë”, shtoi xhaxhai.

Të këshilluara

Demoni i lirë! Ka vetëm një rrugë: Vrite!

Nga Anila Prifti Dan Hutra është një përdhunues dhe vrasës i dënuar, viktima të preferuara të të cilit janë gra të reja. Seria e krimeve sa çnjerëzore, aq dh...

17:05

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI