Flash

A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Jo presion gjykatës

Lapsi.al 2 March 2023
A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Jo presion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk ka komentuar se çfarë do të ndodhë me regjistrimin e kësaj force në zgjedhje në 14 maj, në rast që gjykata nuk do të ketë nesër një vendim. Berisha thotë se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve.

“Nuk kam ndër mend të bëj asnjë formë presioni ndaj gjykatësve. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen absolute se në asnjë komb ai që nuk është palë në një proces nuk mund të legjitimohet. Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm të këtyre gjykatësve” – tha Berisha në një intervistë në emisionin “Opinion” pa dhënë ndonjë detaj për mënyrën si do të hyhet në zgjedhje në rast se vendimi nuk shkon në favor të tij.

Berisha tha se opozita është e angazhuar në revolucionin e saj që sipas tij “synon të përmbysë një monizëm”. Ai ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si sipas tij vepronte ish-zyrtari i FBI-s, McGonigal për të përfituar para nga biznesmenët shqiptarë. Berisha tha se McGonigal u kërkonte para personave të shpallur “non grata” për t’u hequr sanksionet. Ai shtoi se McGonigal u ka deklaruar personave të tjerë që është edhe lobisti i Sali Berishës.

“Ka vepruar në mënyra të shëmtuara. Së pari, këta merrnin, McGonigal merrte formë të personave të shpallur “non grata” nga Thesari apo institucione të tjera dhe fshinte emrin e personit dhe ua servirte biznesmenin ja ku je ti dhe se së shpejti do e marrësh vesh dhe se duhet të japësh kaq dhe aq për të shpëtuar. Të tjerëve u shkonte, u thoshte se unë jam lobisti i Sali Berishës dhe se po loboj dhe e kam afër. Prandaj ne insistojmë në komisionin hetimor parlamentar,” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI