Flash

4 shqiptarë të zhdukur nga përplasja e trenave në Greqi

Lapsi.al 2 March 2023
4 shqiptarë të zhdukur nga përplasja e trenave në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 57 numri i të vdekurve në aksidentin tragjik të ndodhur më 1 mars në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash. Autoritet greke kanë nisur sot identifikimin e viktimave përmes AND-së ndërkohë që vijon dhe kërkimi dhe identifikimi i personave të tjerë të humbur. 

Edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal.

“Situata është e rëndë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me policinë greke” - thotë ambasadorja Hajdaraga në një prononcim për rtsh.al. pasditen e sotme

Ambasadorja Hajdaraga vizitoi edhe Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shqiptarë të lënduar ndërkohë që për rtsh.al konfirmon se me statusin e të zhdukurit janë 4 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e mjekësisë.

“Jemi në dijeni të këtij rasti që ditën e djeshme. Kam qenë edhe në kontakt me familjarët. Rastin është në proces identifikimi nëpërmjet ADN. Për momentin statusi është "e zhdukur". Me këtë status janë edhe tre shtetas të tjerë me origjinë shqiptare. Sot ka pasur edhe 17 viktima të tjera, gjithashtu në proces verifikimi. Sapo të marrim informacionin zyrtar nga strukturat përkatëse do ju informoj” - informon ambasadorja.

Veç Klaudias ambasada konfirmon dhe emrat e dy prej shqiptarëve me statusin e të zhdukurit Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi. Ndërkohë shqiptarët Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 shtetas me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. "Kam qenë pranë këtyre personave, ndodhen në Reanimacion por të stabilizuar" sqaron ambasadorja Hajdaraga.

Ndërkohë Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen. Ai ka thënë se po largohej nga detyra "në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë". /RTSH

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI