Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

2 të rinjtë “heronj” në Greqi/ Shpëtuan 26 pasagjerë nga përplasja e trenave

Lapsi.al 2 March 2023
2 të rinjtë “heronj” në Greqi/ Shpëtuan 26

“Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”. Me këto fjalë, 18-vjeçari grek Angelos Tsiamouras përshkruan për gazetën "Peloponnisos" atë që po i kalonte në mendje teksa përpiqej të ndihmonte njerëzit në trenin me pasagjerë që u përplas me një tjetër tren komercial mbrëmjen e së martës.

Gjatë fundjavës, 18-vjeçari kishte qenë në Patra me shoqërinë e tij, Por fati e solli ballë për ballë me vdekjen. Ai ishte në vagonin nr.6 të trenit të pasagjerëve. “Ndiem tre goditje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun ku ishim”, - tha ai.

“Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam tek vagonët 3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja një person më shumë. Asgjë tjetër!

Në vagonin nr.3 pamë shumë të vdekur. Nuk mund të bëja, për fat të keq, shumë gjëra. Zjarri ishte përhapur. Vagoni nr.1 u shkatërrua menjëherë, vagoni nr.2 u shkrumbua nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu. Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. U shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen” – tha i riu.

“Ishte si një ferr i zjarrtë” – tha 18-vjeçari. Por ai nuk ishte i vetmi hero i kësaj tragjedie.

Mediat greke kanë zbuluar edhe rastin e një 20-vjeçari që ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën 10 të rinj, djem dhe vajza. Andreas Alikaniotis doli thuajse i padëmtuar nga vagoni i dytë dhe duke sfiduar rrezikun, zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, donte të shpëtonte njerëzit. Dhe ia doli.

Nga aksidenti humbën jetën 47 persona. Kërkimet vijojnë për të tjerë viktima.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI