Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Sulmi rus në Ukrainë pasoja në energji”/ DW: Tregu europian pa gazin nga Rusia

Lapsi.al 1 March 2023
“Sulmi rus në Ukrainë pasoja në energji”/ DW: Tregu

Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë ndaj gazit dhe energjisë ruse. Sipas qeverisë në Berlin, të paktën Gjermania e ka arritur tashmë këtë pavarësi. Që nga 1 janari 2023, Gjermania ka ndaluar blerjen e naftës, qymyrit dhe mbi të gjitha gazit nga Rusia. Megjithatë, në vendet e tjera të BE-së, situata aktualisht është më ndryshe.

Importet e gazit rus kanë rënë

Aktualisht, gazi rus ende dërgohet në Evropë përmes dy tubacioneve të gazit, Turk Stream dhe Transgas. “Gazi rrjedh kryesisht përmes Ukrainës dhe Turqisë në Evropën Jugore dhe Lindore,” shpjegon për tagesschau.de  Andreas Schreder, kreu i analizës së energjisë në shërbimin e informacionit të energjisë ICIS.

“Gazi i lëngshëm natyror (LNG) nga Rusia shkon kryesisht në Spanjë dhe Francë, por edhe në Holandë dhe Belgjikë.” Në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, pjesa e gazit të lëngshëm rus u rrit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS ka rënë në Holandë dhe Portugali.

SHBA dyfishon furnizimet me LNG

Megjithatë Rusia ka humbur prej kohësh rolin e saj dominues në furnizimin e evropianëve me gaz. Në vitin 2021, pjesa e saj e furnizimit ishte ende rreth 40 për qind. Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, në nëntor të vitit të kaluar ishte vetëm 12.9 për qind. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS, që atëherë ajo ka vazhduar të bjerë dhe në janar 2023, pjesa ruse e importeve të gazit në BE arriti në 9.2 për qind.

Braktisja e Rusisë si furnizues u kompensua nga një rritje e madhe e importeve të gazit të lëngshëm, veçanërisht nga SHBA-ja, thonë përfaqësuesit e BE. “Ndërmjet janarit dhe nëntorit 2022, importet e LNG nga SHBA arritën në mbi 50 miliardë metra kub. Kjo është dy herë më shumë se më parë.” Norvegjia, Algjeria, Katari dhe Nigeria janë gjithashtu ndër furnizuesit më të rëndësishëm të evropianëve me gaz.

Sipas analistëve, tani është teknikisht e mundur që të heqësh dorë plotësisht nga gazi rus. “Megjithatë, ka kosto shtesë sepse duhet gjetur një zëvendësues.” Dhe brenda BE-së nuk ka marrëveshje për këtë. “Përveç kësaj, Italia, Hungaria dhe vende të tjera hezitojnë të heqin dorë tërësisht nga gazi i lirë nga Rusia.

Furnizimi me gaz mbetet problem

Por ndërsa BE dhe Gjermania po përparojnë në largimin nga gazi rus, po shfaqen rreziqe dhe varësi të reja. Për të zëvendësuar gazin nga Rusia, BE-ja po i drejtohet gjithnjë e më shumë tregjeve globale të gazit. Por është e pasigurt nëse oferta globale mund të rritet në masën e kërkuar: “Problemi kryesor është mungesa e terminaleve të eksportit për prodhuesit e gazit në mbarë botën. Duhen vite për t’i përfunduar, ndërkohë që në dekadat e fundit është investuar pak, për shkak të çmimit relativisht të ulët të gazit”, shpjegon specialisti Justin Thomson, ekspert në T. Rowe Price.

Në terma afatgjatë, burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zëvendësojnë Rusinë si furnizuesin kryesor. Por kjo, sipas Thomson, është ende shumë larg: “Kështu që është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja në tregjet e energjisë për një kohë të gjatë.”/DW/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI