Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Sondazhi shokues/ 90% pranojnë simpatinë për kolegun në vendin e punës

Lapsi.al 1 March 2023
Sondazhi shokues/ 90% pranojnë simpatinë për kolegun në

Rregullat për shmangien e lidhjeve dashurore në vendin e punës dhe në ambientet e punës i dinë te gjithë. Por "molla e ndaluar" gjithmonë është më e shijshme. Për të flitet si për ndonjë prej fantazive, mirëpo askush nuk flet se si ajo fantazi, aty-këtu, në ndonjë qoshe të ambienteve të punës, mund të bëhet edhe realitet të cilin askush në ambientet e punës nuk duhet ta vërejë.

A ndodh kështu për shkak të afërsisë, kohës të cilën e kalojnë bashkë apo thjeshtë për shkak të kimisë, apo seksi ndërmjet kolegëve po merr hov. Një hulumtim i bërë ka treguar që në marrëdhënie seksuale në vendin e punës hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz, madje 90% e tyre ndiejnë simpati ndaj kolegut.

Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e femrave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato për këtë. Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. Pasojnë numrat të cilët zbulojnë se pikërisht çka po ndodh në kohën e punës dhe për çka mendojnë të punësuarit. 64% e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë kolegë, ndërsa 90 për qind e tyre kanë pranuar që ndiejnë simpati ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.

Në marrëdhënie seksuale në vendin e punës kanë hyrë 54 për qind e të anketuare, ndërkaq midis tyre 55 për qind kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18 për qind kanë thënë që seks nuk kanë bërë vetëm një herë. Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.

Si ndikon seksi në punë

Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84 për qind e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që afera seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre. Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që çdo ditë e shohin në punë, andaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI