Flash

Asocacioni/ Rama dhe Berisha, sa të ndryshëm ndaj Kosovës

Lapsi.al 1 March 2023
Asocacioni/ Rama dhe Berisha, sa të ndryshëm ndaj Kosovës

Ndërkohë që si rregull për politikën e jashtme të vendit partitë kryesore duhet të flasin me të njëjtën gjuhë, aq më tepër kur bëhet fjalë për Kosovën, qeveria dhe opozita janë shfaqur sërish me qëndrime diametralisht të kundërta. Me gojën e kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Berisha ato kanë treguar se e shohin në mënyrë të ndryshme takimin e 27 shkurtit në Bruksel, mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit. Debati më i madh rreth planit Franko-Gjerman ishte se përse palët thanë që e pranuan, por nuk e nënshkruan. Kryeministri kosovar Albin Kurti fajësoi për këtë presidentin serb duke thënë se ai vetë qe i gattshëm të hidhte firmën. Nga ana tjetër, Aleksandar Vuçiç e la përgjegjësinë mbi Kurtin duke e bërë fajtor për mospranimin e asocacionit të komunave më shumicë serbe.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Pikërisht në këtë pikë edhe qëndrimet e kryeministrit dhe shefit të opozitës sonë ishin si nata me ditën. Edi Rama mbajti si zakonisht një qëndrim mbi palët, sikur ishte shtetar i Suedisë apo Litetshtejnit, duke inkurajuar marëveshjen por pa guxuar të tregojë se kush po e frenon atë.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtar i patundur dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën. Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?????” shkruajti ndër të tjera Rama.    

 

Madje sikur të mos i mjaftonte ky qëndrim neutral ai nuk duroi dot pa i futur disa kunja 'harruesit" dhe tradhëtarit" Albin Kurti (linku poshte).

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!” shkruajti Rama.

Krejt i ndryshën ishte qëndrimi i Sali Berishës i cili reagoi me një ditë vonesë. Ndoshta i çliruar nga fakti se kur je në opozitë ke më pak përgjegjësi ndërkombëtare, ai nuk nguroi të tregonte me gisht "fajtorin" që do ta pengojë kompromisin.

Për çështjen e asocacionit që përbën thelbin e mosmarrveshjeve Berisha pranon se ai duhet krijuar: "Në bindjen time, asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asociacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia racore dhe ajo etnike e tyre, me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me Kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme.

SHBA në mënyrë të përsëritur janë shprehur për Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë" shkruan Berisha në Facebook.

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

Por pasi thotë këtë ndryshe nga Rama ai nuk nguron të bëjë me faj Vuçiçin se gjeti një sebep për mospranimin e marëveshjes. "Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet, dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia, e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës, as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga Kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asociacion suprakushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend, i cili do të ishte një kërcenim serioz për stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asociacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko-gjerman", është konkluzioni i sh kryeministrit dhe presidentit, i cili ka marrë hapur anën e Kosovës. Hendeku në qëndrime midis njërit që tregon me gisht fajtorin dhe tjetrit që flet nga lart se "superfuqitë ti kapin për veshi dhe ti ulin për firmë" është shumë i thellë. Një alibi për qëndrimin e Ramës është se për shkak të rolit të kryeministrit ai duhet të jetë më i distancuar dhe neutral. Por ama kur ai e humb neutralitetin duke i bërë thirrje perëndimit që mos i bëjë presion Serbisë për sanksionet, edhe ku shfajësim bie. Në sy bien vetëm qëndrimet e ndryshme.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë ...

16:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI