Flash

VOA: Pse po ndalohet aplikacioni TikTok nga agjencitë qeveritare

Lapsi.al 28 February 2023
VOA: Pse po ndalohet aplikacioni TikTok nga agjencitë qeveritare

Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.

Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kishin ndaluar tashmë median sociale TikTok mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin ose narrativat që favorizojnë Kinën. Forcat e armatosura të SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si materialet që ata kanë shlfetuar apo vendodhjen e tyre. Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit.

Shqetësimet rreth TikTok

Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë autoritare të Kinës. 

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta evropiane mbi privatësinë. Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

Kush i ka nxitur kufizimet ndaj TikTok?

Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin atë të shiste pronat e tij në SHBA dhe të hiqte atë nga menuja e aplikacioneve ne telefona. Gjykatat bllokuan përpjekjet e zotit Trump për të ndaluar TikTok-un dhe Presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e zotit Trump, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor, Kongresi miratoi "Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare" si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e tij për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit dhe qëllime kërkimore.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet çojnë përpara të martën një projekt-ligj që do t'i japë Presidentit Biden fuqinë për të ndaluar atë në mbarë vendin. Legjislacioni, i propozuar nga republikani Mike McCaul, synon të shmangë sfidat me të cilat do të përballej administrata në gjykatë nëse do të vendoste sanksione kundër kompanisë së medias sociale.

Çfarë thotë kompania TikTok?

TikTok ka vënë në pikëpyetje ndalimet, duke thënë se nuk i është dhënë mundësia për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe se qeveritë po shkëputen nga një platformë e dashur nga miliona njerëz. Duke iu përgjigjur njoftimit të SHBA-së, zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberwetter tha të hënën se “Ndalimi i TikTok-ut në pajisjet federale kaloi në dhjetor pa asnjë diskutim dhe për fat të keq kjo qasje po shërben si plan për qeveritë e tjera botërore. Këto ndalime janë asgjë më shumë se teatër politik.”/ VOA

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.18

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI