Flash

Letra e Dumanit/ Si po vazhdon tallja me 21 Janarin

Lapsi.al 28 February 2023
Letra e Dumanit/ Si po vazhdon tallja me 21 Janarin

Inçizimit audio i komunikimit të Gardës në 21 Janar, u duk se do të hidhte dritë mbi pikëpyetjen e madhe të asaj pasditeje: A u dha urdhër për vrasjet e katër demonstruesve në bulevard?

Gazetari Artan Hoxha zbuloi vetëm një pjesë të audios, sa për të provuar ekzistencën e inçizimit. Pastaj ia dorëzoi kasetën babait të Aleks Nikës, familja e të cilit ishte e vetmja që nuk kishte pranuar dëmshpërblim nga shteti.

Sapo mësuan për inçizimin, nga Partia Socialiste nisi menjëherë loja politike. Dy kallëzime u depozituan në SPAK, një nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe tjetri nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që e cilësoi regjistrimin audio si provë të re për hetimet.

“Ajo kasetë tregon se 21 janari është një krim shtetëror” u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Kallëzimet dolën bllof, ditën kur SPAK i delegoi hetimin Prokurorisë së Tiranës.

Kalimi i hetimeve tek prokurorët e Tiranës ishin dëshmi se as ish-Kryeministri Berisha dhe as ish-Ministri i Brendshëm Basha nuk janë pjesë e hetimit. Por historia nuk ndali këtu.

Lexo edhe: Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin

Lexo edhe: Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

Lexo edhe: Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Por disa ditë më vonë, të bindur se kishin gjetur “provat e reja” që implikonin Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, familjarët e viktimave u paraqitën në SPAK me kasetën e inçizimit dhe një letër për kreun e institucionit, Altin Dumani.

"E dorëzojmë te SPAK, sepse te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Prokuroria e Tiranës nuk e heton atë ngjarje, jo se nuk ka prova", tha xhaxhai i Aleks Nikës.

Edhe kjo përpjekje për të implikuar Berishën dhe Bashën nuk ka rezultuar e suksesshme, të paktën deri tani.

Kreu i SPAK i ktheu përgjigje me një letër familjarëve të viktimave, ku u thotë se për ngjarjen do të hetojë prokuroria e Tiranës. Dumani gjithsesi lë të hapur një mundësi për hetimet e SPAK, nëse zbulohen prova të reja, kur shkruan:

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”

Përgjigjia është e njëjta që morën Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri. Në hetime nuk implikohen as Berisha dhe as Basha. Denoncimet dhe kallëzimet penale rezultuan të ishin thjesht spektakël politik.

Por kjo nuk i ka ndalur mediat pranë qeverisë, të vazhdojnë ta shesin sapunin për djathë.

Një tekst i Top Channel e lexon mbrapsht letrën që Dumani u ka dërguar familjarëve të viktimave, duke transmetuar kronikën me titull “SPAK rihap 21 janarin! Të gjitha provat e reja për 4 vrasjet në bulevard i kalojnë prokurorisë së Tiranës”.

Teksti është një mishmash pohimesh kontradiktore, që nis me fjalinë: “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rihap hetimet për 21 Janarit pas një kallëzimi depozituar nga familjarët e 4 të vrarëve në bulevard".

Pohimi nuk është aspak i vërtetë. Në letrën që ka firmosur Dumani familjarëve të viktimave u thuhet krejt e kundërta, hetimet po kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Mesazhi i Dumanit i shkruar qartë, e zeza mbi të bardhë, nuk lë vend për keqkuptime. Por siç duket, spektakli duhet të vazhdojë, qoftë edhe me koston e talljes së viktimave të 21 Janarit dhe familjarëve të tyre./Lapsi.al

Të këshilluara

Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë ...

16:26

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI