Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Parlamenti i Finlandës jep dritën jeshile për anëtarësimin në NATO: Vazhdon pa Suedinë

Lapsi.al 28 February 2023
Parlamenti i Finlandës jep dritën jeshile për

Debati përfundimtar për anëtarësimin e vendit në NATO do të fillojë sot në parlamentin e Finlandës, përpara se Helsinki të marrë miratimin e nevojshëm nga Turqia dhe Hungaria.

Me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Finlandë më 2 prill, Helsinki dëshiron të shmangë vonesat në anëtarësimin e tij në NATO sapo Ankaraja dhe Budapesti të japin miratimin.

Kjo do të thotë se Finlanda është e gatshme të ecë përpara pa pritur Suedinë, e cila gjithashtu ka qenë kandidate që nga viti i kaluar, por aktualisht po përballet me veton turke.

200 deputetët e parlamentit finlandez pritet të fillojnë sot në mbrëmje debatin për projektligjin për anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa votimi pritet të bëhet nesër të mërkurën.

Ky proces parlamentar vjen ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet në Finlandë për të takuar udhëheqësit kryesorë të vendit nordik me 5.5 milionë banorë.

Rezultati i votimit duket i sigurt, pasi pothuajse të gjitha partitë e Finlandës janë në favor të anëtarësimit të vendit në Aleancë, madje edhe ato që ishin kundër NATO-s një vit më parë.

Rikujtojmë se në një votim paraprak të mbajtur vitin e kaluar në maj, 188 deputetë votuan pro pranimit të vendit. Vetëm një pjesë e vogël e deputetëve të ekstremit të majtë dhe të djathtë pritet të votojnë kundër projektligjit.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Finlanda dhe Suedia vendosën të kthejnë faqen e politikës së tyre të neutralitetit ushtarak, duke kërkuar që të anëtarësohen në NATO në mesin e majit 2022.

28 nga 30 vendet anëtare të Aleancës kanë ratifikuar anëtarësimin e dy vendeve nordike.

Pritet miratimi nga dy vende: Hungaria, e cila ka një qëndrim më ambivalent ndaj Rusisë dhe Turqia, e cila po shfaqet si ndërmjetëse në konfliktin në Ukrainë dhe ka një rivalitet të gjatë me Suedinë kryesisht për praninë e kurdëve në tokën suedeze.

Deri vonë, Helsinki deklaronte se dëshironte të anëtarësohej në NATO së bashku me Stokholmin. Por ndërsa kriza mes Turqisë dhe Suedisë u përshkallëzua, situata ndryshoi.

Edhe Stoltenberg pranoi në fillim të shkurtit se gjëja më e rëndësishme nuk është që të dy vendet të anëtarësohen në NATO së bashku, por që të anëtarësohen sa më shpejt.

Finlanda dhe Suedia të ndara

Turqia konfirmoi të hënën se mund të veçojë pranimin e Finlandës nga ajo i Suedisë.

“Ne mund ta ndajmë procesin e pranimit të Suedisë nga ai i Finlandës”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Miratimi i projektligjit nga parlamenti finlandez nuk do të thotë se Helsinki do të anëtarësohet automatikisht në NATO, pasi të ketë marrë miratimin e Turqisë dhe Hungarisë.

Por ai përcakton një afat kohor të qartë: pasi projektligji të miratohet, presidenti finlandez Sauli Niinisto ka tre muaj për ta nënshkruar atë.

Niinisto ka deklaruar tashmë se do ta bëjë këtë “sapo të kalojë në parlament”. “Nëse ka arsye praktike, mund të pres  por jo pas zgjedhjeve të 2 prillit.” Dokumenti i pranimit duhet të dërgohet më pas në Uashington  brenda disa javësh”, shpjegoi Tuomas Poisty.

Sipas një sondazhi të publikuar në fillim të shkurtit, shumica e finlandezëve (53%) duan që vendi i tyre të anëtarësohet në NATO në mënyrë të pavarur nga Suedia.

Të këshilluara

Zelensky: Situata në Bahmut po përkeqësohet

Situata në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “secilën herë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Forcat ru...

09:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI