Flash

Meloni i dërgon letër Komisionit Evropian, kërkon të merren masa për emigrantët

Lapsi.al 28 February 2023
Meloni i dërgon letër Komisionit Evropian, kërkon të merren

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë me kanalin televiziv Rai Uno ka folur mbi letrën drejtuar Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Meloni u shpreh se kërkoi që ajo që u diskutua për migracionin në samitin e fundit në Bruksel, të kthehet në veprime konkrete.

“E vetmja mënyrë për t’u marrë seriozisht dhe humanisht me gjithë këtë çështje është ndalimi i largimeve dhe që kjo të ndodhë, duhet një Evropë që të veprojë edhe menjëherë ”, shtoi Melon.

Duke iu referuar mbytjes së anijes pranë brigjeve të Kalabrisë, kryetarja e qeverisë italiane tha se “kjo tragjedi nuk mund të lërë askënd indiferent”.

“Rruga detare në të cilën ndodhi mbytja e anijes nuk mbulohet nga OJQ-të dhe kjo dëshmon se sa më shumë njerëz të largohen, aq më shumë njerëz rrezikohen të vdesin ”, tha Meloni.

Meloni, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nënvizoi se vendi i saj nuk po shpenzon para për t’i dhënë armë Kievit, por se armët që Italia i posedonte tashmë po dërgohen, “me synimin për të shmangur një luftë që mund të kërcënojë edhe italianët”.

Ajo e karakterizoi zgjedhjen e djeshme të Ellie Schlein si kryetare e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, “një perspektivë veçanërisht interesante”. Georgia Meloni shtoi, në fund, se “e thirri Slaine për ta uruar personalisht dhe se natyrisht, ajo pret një opozitë veçanërisht të ashpër, siç bëri përpara se të zgjidhej kryeministre” .

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI