Flash

Kërkohej në Spanjë si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Vlorë 50-vjeçari

Lapsi.al 28 February 2023
Kërkohej në Spanjë si pjesë e një grupi kriminal, kapet

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 14.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e tretë e operacionit policor të koduar “Escape”.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.

Shkon në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar (pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal), të kapur në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 14.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi L. B., së bashku me shtetasit U. S. dhe Xh. H., të arrestuar më parë nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Shtetasi L. B. dyshohet se është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI