Flash

Keke Palmer, nënë për herë të parë

Lapsi.al 28 February 2023
Keke Palmer, nënë për herë të parë

Keke Palmer ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me partnerin Darius Jackson.

Aktorja lindi një djalë, të cilin e kanë quajtur Leodis Andrellton Jackson  më 25 shkurt. Përmes rrjetit social,Instagram aktorja  zbuloi lajmin  duke ndarë një paraqitje të shkurtër të jetës së saj dhe të Jackson si prindër për herë të parë.

Fansat u takuan për herë të parë me një foto të çiftit pas "vetëm 48 orësh që ishin prindër", si dhe me videon e të dyve duke kënduar  "Someone" nga El Debarge. “Ne u bëmë dikush i njëri-tjetrit dhe bëmë dikë” shpjegoi Palmer në postimin e saj. Aktorja ndau gjithashtu foto intime të tyre duke mbajtur djalin e tyre, si dhe foto  të vogëlushit Leo. “Unë nuk po e fsheh botën nga djali im, po e fsheh djalin tim nga bota”, shkroi ajo.

Palmer, konfirmoi thashethemet e shtatzënisë gjatë monologut të saj "Saturday Night Live" në dhjetor. "Unë jam shtatzënë," tregoi Keke duke u shprehur se sa "përtej bekuar" ndihej që po krijonte familje."Jam shumë e emocionuar, djema," shtoi ajo. "Unë do të bëhem nënë!" Edhe pse cifti kryesisht e mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut, instruktori i fitnesit bëri të ditur datën e lindjes së të dashurës së tij.“2023,”  shkroi ai në fotot e barkut nëpërmjet Instagram Stories në atë kohë./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI