Flash

Escobar: Bisedimet për zbatimin e planit evropian duhet të fillojnë menjëherë

Lapsi.al 28 February 2023
Escobar: Bisedimet për zbatimin e planit evropian duhet të

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e cilësoi sot hap të rëndësishëm pajtimin e Kosovës dhe Serbisë me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zoti Escobar tha të martën një konferencë me gazetarë se pas pajtimit të një natë me parë palët duhet të fillojnë menjëherë diskutimet për zbatimin e propozimit evropian por edhe përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Qëndrimi ynë është se ajo marrëveshje është ndërkombëtare, ligjërisht e detyrueshme që duhet të zbatohet. Kjo kërkesë është në marrëveshjet e Brukselit, në këtë marrëveshje, në qëndrimet e Këshillit Evropian dhe është pjesë e politikës amerikane”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Asociacioni duhet të zbatohet asisoj që të paraqesë fitore për të dyja palët, por që nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe funksionalitetin e saj.

“Jam i bindur qe me këtë marrëveshje bazë, me pajtimin e djeshëm Kosova e ka kuptuar që kjo duhet të përmbyllet. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zoti Escobar tha se marrëveshja bazike për të cilën palët u pajtuan dje, vendos kushtet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre duke shfaqur besimin se marrëveshja do të zbatohet.

“Shpresoj shumë dhe pritjet tona janë të larta për këtë marrëveshje. Ajo që është e re është jo vetëm serioziteti i të dyja qeverive por edhe partnerëve evropiane që kjo të ndodhë në hijen e një prek krizave më të mëdha që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Escobar.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan të hënën për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, që do të kërkojë me shumë bisedime.

Në propozim nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëri tjetrin”, tha zoti Escobar./VOA

Të këshilluara

Policia arreston 19 shoferë në Tiranë

Policia vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfsh...

17:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI