Flash

Courteney Cox nderohet me një yll në 'Walk of Fame'

Lapsi.al 28 February 2023
Courteney Cox nderohet me një yll në 'Walk of Fame'

Courteney Cox u nderuar së fundmi me një yll në 'Walk of Fame'. Aktores iu bashkuan ish koleget e saj të Friends, Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston.

Gjatë fjalimit të saj, Cox falënderoi Aniston, Kudrow dhe Laura Dern - të cilët gjithashtu folën në ngjarje - për mbështetjen e tyre gjatë viteve.“Ju dua shumë të gjithëve dhe është shumë bukur që dolët dhe u shfaqët për mua në publik ashtu siç bëni kaq shpesh në privat”, u shpreh ajo.

"Ne jemi shumë të nderuar që jemi sot këtu për të folur si bashkëpunëtorët e tu, miqtë dhe familja jote," tha Aniston. "Dhe kjo ka ndodhur pasi ne të njohëm për një kohë shumë të gjatë." "Ka qenë kështu që kur jemi takuar pothuajse 30 vjet më parë," shtoi Kudrow ndërsa Aniston bëri shaka, "Jo, jo 30 vjet më parë. Ky është një gabim shtypi."

“Të jesh mike me Courteney-n do të thotë të jesh familje me Courteney-n”, shtoi Jennifer. "Ajo është përgjegjëse për të gjitha këto. Që nga fillimi kur e takuam, ajo ishte menjëherë gjithëpërfshirëse, e ngrohtë, e dashur, e interesuar për gjithçka rreth teje. Courteney, ne thjesht duam të themi se jemi thellësisht,  krenarë që të njohim." tha Kudrow.

Treshja u ribashkua më parë me aktorët e tjerë të Friends, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, për specialen e HBO Max majin e kaluar. Grupi luajti në sitcom-in e dashur të NBC-së  nga 1994 deri në 2004./Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të SAG Awards 2023

Të dielën u ndanë  çmimet e 29-të vjetore të SAG, duke nderuar shfaqjet më të mira të filmit dhe TV të vitit të kaluar. Për herë të parë që nga viti 1998, ce...

09:52

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI