Flash

Ç'duhet të dimë mbi “marrëveshjen” e Brukselit

Lapsi.al 28 February 2023
Ç'duhet të dimë mbi “marrëveshjen” e

Albin Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska...

1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe bëhet marrëveshje.

2. Dakordimi apo pranimi verbal i Serbisë deri më tash ka qenë veç taktik. Ata kanë shpresuar se kështu do të “duken mirë” në sytë e BE dhe SHBA, por nuk kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë. Parimi i vjetër “ndryshe flet, ndryshe bën”.

3. Nuk është e vërtetë se platforma ka ardhur si “merre ose lëre”, dmth. palët janë “kapur për veshi”. Platforma është studiuar e diskutuar për muaj me radhë. Palët kanë dërguar komente e vërejtje. Draftet e platformës kanë ndryshuar, duke reflektuar në një masë sugjerimet e palëve. E vetëm ky versioni i fundit paraqitet si version që duhet pranuar ose jo i pandryshuar - sepse përndryshe do të mund të vazhdohej pafundësisht me propozime për ndryshime të vogla a të mëdha.

4. Arsyeja, caku, dhe afati i propozuesve të marrëveshjes lidhet me nevojën që shtrohet nga ofensiva e pranverës që do të ndodhë në Ukrainë.

Lexo me tej:

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

5. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.

6. Një opinion publik i kënaqur do të thotë se ajo palë ka hapësirë për të lëshuar pe edhe më shumë. Opinionet e dy vendeve me gjasë e dinë këtë, prandaj edhe nuk paraqiten të kënaqura me marrëveshjen, edhe pse mbështetjen për liderët respektivë që ishin në Bruksel, e kanë të madhe.

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

7. Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska. Qasja në dukje skizoide e Vuçiqit, që verbalisht pranon e me shkrim jo, ka të bëjë me pamundësinë e tij për t’u ulur në dy karrige kur në mes të tyre ka zjarr. Të shohim cilën karrige do të zgjedhë, apo do të rrijë në mes.

Andi Bushati: Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

8. Janë ca gjëra që, edhe po t’i nënshkruash nuk bëhen dot, sepse nuk të lejojnë rrethanat e rëndësishme si populli (demonstratat), kushtetuta etj. Këto janë mësime të nxjerra nga 2013 dhe 2015. Prandaj nuk është Zajednica as pjesë e propozimit.

*Marre nga Facebook i autorit Arbër Zaimi

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI